Një person është arrestuar pasi ka shtënë me pistoletë në një aheng familjar.

Sipas raportit të policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:50 në fshatin Llukar, në Prishtinë.


Në raport thuhet se është konfiskuar pistoleta me 19 fishek dhe 5 gëzhoja.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/