LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se dhunoi një të mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se dhunoi një të mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë.

I njëjti dyshohet se ka dhunuar një të mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur më 08 shkurt 2023.

Zhduket një femër në Prishtinë
Lexo po ashtu Zhduket një femër në Prishtinë

I dyshuari nga policia është gjetur së bashku me viktimën e mitur, thuhet në raporton e policisë.


“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është gjetur së bashku me viktimën e mitur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj”, njofton policia. /Telegrafi/