LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Durrës një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Spanjë për vrasje – Policia e shtetit publikon pamje

Arrestohet në Durrës një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Spanjë për vrasje – Policia e shtetit publikon pamje

Policia e Shtetit ka arrestuar një person në Durrës, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë dhe i akuzuar në Spanjë për vrasje në kuadër të një grupi kriminal.

A. M është 49 vjeç dhe i lindur në Durrës.

“Në kuadër të megaoperacionit ‘Sundimi i ligjit’ dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar ‘Operacionalja 11’, lokalizoi në lagjen nr. 13, Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin A. M., 49 vjeç, i lindur në Durrës”, thuhet në njoftim.


49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022,  i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“AK-47, pesë karikatorë, radiolidhje”, çka konfiskoi policia gjatë një aksioni në veri?

“AK-47, pesë karikatorë, radiolidhje”, çka konfiskoi policia gjatë një aksioni në veri?

Lajme
​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

​S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese

Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese

Lajme
Festa e Flamurit, MPB njofton se më 28 nëntor do të jetë pushim

Festa e Flamurit, MPB njofton se më 28 nëntor do të jetë pushim

Lajme
​Pacolli i përgjigjet Kadrijajt me mbishkrim kundër AAK-së

​Pacolli i përgjigjet Kadrijajt me mbishkrim kundër AAK-së

Lajme
Kalo në kategori