Arrestohet i kërkuari për dhunim në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje

Një person i cili ishte në kërkim është arrestuar për veprën “dhunim”.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 10.12.2025 ndërsa arrestimi i tij është bërë të hënën në Fushë Kosovë.
“Fushë Kosovë / 10.12.2025 – 10:30. Më 30.03.2026 është ftuar për intervistim nga prokurorja i dyshuari kosovar i cili kishte qenë në kërkim lidhur me rastin”, thuhet në raport.
Tutje në raport thuhet se i dyshuari pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































