Pasi një person ka bllokuar rrugën, njëri policore ka dalë në vend ngjarje dhe më pas i dyshuari ka tentuar t’i sulmojë me mjet të mprehtë (thikë), mirëpo sulmi është evituar nga një zyrtar policor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:30 në fshatin Samadrexhë të Suharekës.


Tutje thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pasi është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka bllokuar rrugën lidhur me rastin njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari ka tentuar ti sulmoj me mjet të mprehtë thikë, mirëpo sulmi është evituar nga një zyrtar policor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa njëri nga zyrtarët policor gjatë arrestimit ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë tretman mjekësor. /Telegrafi/