LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari që tentoi t’i jap 30 euro ryshfet policit për ta kaluar kufirin pa certifikatën e vaksinimit

Një person është arrestuar në kufirin Kosovë-Shqipëri, pasi i njëjti kishte tentuar ta kalonte kufirin pa certifikatë të vaksinimit ose test anti-COVID, duke tentuar t’i jap ryshfet policit kufitar.

Sipas komunikatës për medie, rasti ka ndodhur sot me datë 09.12.2021, në ora 11:55, ku për ta kaluar kufirin nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në hyrje ka ardhur automjeti Audi A4, ngjyrë e zezë, të cilin e drejtonte shtetasi i shqiptar me iniciale (A.B.) viti i lindjes 1996.

“Pasi që shoferi i automjetit ka prezantuar dokumentat personale tek zyrtari policor kufitar, i njëjti në dokumentet e tij kishte vendosur edhe një shumë të parave prej tridhjetë (30)euro, dhe në pyetjen e zyrtarit policor se përse i ka vendosur këto para aty, personi është përgjigjur se nuk e ka bërë vaksinën dhe testin anti-covid të cilat kërkohen, prandaj me qëllim për të kaluar kufirin i ka dhënë këto para”, thuhet në komunikatë.


Lidhur me këtë rast nga policia menjëherë është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti për “dhënie të ryshfetit, ndërsa personi i dyshuar të intervistohet dhe të dërgohet në qendrën e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori