Autoritetet policore në Berkley të Amerikës, në një deklaratë që e lëshuan gjatë ditës së mërkurë thanë se kanë arrestuar një 16 vjeçar gjatë së hënës, lidhur me akuzat se ai po tentonte të rekrutonte nxënës së tjerë në mënyrë që së bashku të kryenin një sulm të armatosur dhe të vendosnin bombë në një shkollë të mesme në Berkeley.

Nxënësi u vetëdorëzua në departamentin e policisë në Berkeley pasditen e së hënës – disa ditë pasi policia kishte pranuar disa informata për veprën e adoleshentit – dhe ai u arrestua nën akuzat për posedim të materialeve për pajisje shkatërruese dhe për kërcënimin e kryerjes së veprimeve të cilat do shkaktonin lëndime trupore ose edhe vdekje, bënë të ditur nga departamenti i policisë, përcjell Telegrafi.


Policia thanë se ditën e 21 majit pranuan informata për një 16 vjeçar i cili po tentonte të rekrutonte nxënës të tjerë për pjesëmarrje në një sulm të armatosur në shkollën e mesme të Berkeley, sulm në të cilin do përdorej edhe eksploziv, shtuan tutje në raportin e tyre policia.

Të nesërmen policia thanë se dërguan një patrullë për bastisje në shtëpinë e adoleshentit, ku u tha se gjetën pjesë eksplozivi, armë zjarri, disa thika dhe pajisje elektronike të cilat mund të përdoreshin për krijimin e armëve të tjera.

Autoritetet thanë gjithashtu se ata bënë kërkesë tek Ekipi Mobil i Krizave në Berkeley ta bëjnë një vlerësim ndaj adoleshentit. /Telegrafi/