LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 57 vjeçari në Kukës, regjistroi si vajzën e tij 21 vite më parë një fëmijë që nuk ekzistonte dhe e shpalli të vdekur para dy vitesh

Arrestohet 57 vjeçari në Kukës, regjistroi si vajzën e tij 21 vite më parë një fëmijë që nuk ekzistonte dhe e shpalli të vdekur para dy vitesh

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kukës ku është arrestuar një 57-vjeçar, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i formularëve”.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit 57-vjeçari me iniciale Xh.S., falsifikoi dokumente 21 vite më parë duke regjistruar si vajzën e tij, identitetin e një fëmije që nuk ekziston. Më pas në 2021-shin, pra dy vite më parë, e shpalli të vdekur këtë fëmijë, me qëllim çregjistrimin nga regjistri i Gjendjes Civile.

Nga hetimet rezultoi se 57-vjeçari e ka kryer këtë veprimtari kriminale të padëgjuar për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës.


Ndërsa nën hetim për shpërdorim të detyrës janë mjeku me iniciale A. E., dhe administratori i agjencisë funerale me iniciale sërish A. E, me qëllim provimin nëse këta shtetas kanë qenë apo jo të implikuar në nxjerrjen e dokumenteve false që ka përdorur shtetasi Xh. S. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para

Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para

Lajme
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Lajme
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës

Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës

Lajme
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij

Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij

Lajme
Kalo në kategori