LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 31-vjeçari nga Prizreni – ishte dënuar me një vit burg për vjedhje të rëndë

Arrestohet 31-vjeçari nga Prizreni – ishte dënuar me një vit burg për vjedhje të rëndë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se sot pas veprimeve operative –hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë personin e kërkuar A.A. , mashkull 31 vjeçar nga Prizreni.

“I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me një vit dhe 45 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

I arrestuari është i dënuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe “ Lëndim i lehtë trupor” .


“I arrestuari A.A. (31 vjeçar) fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit” , thuhet në njoftim. /Telegrafi/