LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen pesë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, morën ryshfet për lëshimin e patentë shoferëve

Arrestohen pesë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, morën ryshfet për lëshimin e patentë shoferëve

Policia e Kosovës, Departamenti Special Anti-korrupsion (Task Forca  Anti korrupsion), pas një hetimi disa mujorë, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë sot ka realizuar një operacion policor, me ç’rast janë arrestuar pesë persona – zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës – të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se arrestimi i pesë personave, zyrtar pranë Ministrisë së Infrastrukturës është bërë mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar neni 422 dhe Marrje e ryshfetit nga neni 428”, përcjell Telegrafi.

Personat e dyshuar, të cilët janë arrestuar janë:  P.N. (1962), B.D. (1974), B.K. (1980), K.K. (1957) dhe M.B. (1962. Ndërsa ende mbetet në kërkim policor, edhe një person pasi nuk është hasur nga njësitet relevante policore.


“Rasti ka të bëjë me dyshimin e bazuar se zyrtarët e lartshënuar në mënyrë të kundërligjshme kanë licencuar pyetës teorik (ekzaminer) për patentë shofer, përmes të së cilëve dyshohet se kanë ushtruar ndikimin e tyre në testet teorike për kandidatët për patentë shofer”.

Policia bën të ditur se gjatë këtij operacioni policor janë kryer bastisje në pesë lokacione, prej tyre tri zyra në Ministrin e Infrastrukturës, një zyrë në njësinë rajonale për patentë shofer në Prishtinë dhe një zyrë rajonale për patentë shofer në Gjakovë .

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione ka sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin si dokumentacione, pajisje elektronike, telefona celular etj, dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore.

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori