LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona për një mashtrim 14 milionë dollarësh në kriptovaluta

Arrestohen katër persona për një mashtrim 14 milionë dollarësh në kriptovaluta

Policia indiane në Mumbai ka arrestuar katër persona për përfshirjen e tyre në një mashtrim në kriptovaluta, ndërsa lideri i grupit është ende në kërkim.

Sipas medieve indiane, ky grup kishte vjedhur nga përdoruesit 14 milionë dollarë nga kriptovaluta e quajtur Cashcoin, e cila u lansua vitin e kaluar me premtimin se do t’i dyfishonte paratë e investitorëve në dy muaj, përcjell Telegrafi.

Katër të akuzuarit kanë mbajtur takime në disa qytete në përpjekje për të joshur njerëzit të blinin kriptovalutën e tyre.


5 mashtrimet më të mëdha në historinë e kriptovalutave
Lexo po ashtu 5 mashtrimet më të mëdha në historinë e kriptovalutave

Vitin e kaluar Banka Kombëtare e Indisë ndaluar të gjitha bankat të ofrojnë llogari për aktivitetet e kriptovalutave. Megjithatë këto masa nuk kanë arritur dot të bllokojnë skemat në tregun e zi, ku në muajin tetor 2018, autoritetet indiane bllokuan një skemë mashtrimi [Ponzi] me kriptovaluta në vlerë prej 3 miliardë dollarësh. /Telegrafi/