Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se më 04 korrik 2025, rreth orës 10:25, është raportuar për një rast dhune fizike në rrugën “Uesli Klark” në qytetin e Pejës.

Sipas informacioneve zyrtare, policia ka reaguar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën e rastit.


Personi i dëmtuar ka deklaruar para zyrtarëve policorë se është goditur me pjesën e poshtme të një arme nga një individ.

Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë edhe ekipi emergjent, i cili ka transportuar viktimën në Spitalin Rajonal të Pejës për të marrë trajtim mjekësor.

Pas incidentit, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, por pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, më 14 korrik 2025, dy persona janë arrestuar si të dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Njёri nga tё dyshuarit ka dorёzuar njё pajisje në formë arme (shkrepёse).

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё. /Telegrafi/