LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy serbë të dyshuar për nxitje të urrejtjes (Foto)

Arrestohen dy serbë të dyshuar për nxitje të urrejtjes (Foto)

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit serb, pasi dyshohet të kenë shkruar grafite në shkollën fillore dhe të mesme “Pandeli Sotiri” në fshatin Plemetin të Obiliqit mes datës 19 dhe 20 prill të këtij viti.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe faktin se grafitet e shfaqura në përmbajtje nxisin ose përhapin publikisht urrejtje, përçarje ose mos durim, midis grupeve kombëtare, policia menjëherë ka filluar hetimin specifik lidhur me rrethanat dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me këtë rast janë arrestuar F. Stoliq, 17 vjeç, serb, shtetas i Republikës së Kosovës dhe  J. Jakovleviq 20 vjeç, serb, po ashtu shtetas i Republikës së Kosovës.


Nga të dyshuarit është sekuestruar edhe një sprej që dyshohet të jetë përdorur për shkrimin e grafiteve.

Përkitazi me rastin është konsultuar Prokurori i shtetit  dhe me rekomandimin e tij, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti penal nën dyshimin për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, konform Nenit 147, të KPRK-së.

Pas përfundimit të  veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale të dyshuarit janë lënë të lirë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori