LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona të dyshuar për dhjetëra raste të grabitjeve të armatosura

Arrestohen dy persona të dyshuar për dhjetëra raste të grabitjeve të armatosura
Foto: Ilustrim

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Hetuesit e rajonit të Prishtinës i kanë dhënë përparësi luftës kundër kriminalitetit dhe veçanërisht disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e grabitjeve të ndodhura, (në markete, pompa derivatesh, institucione mikrofinanciare, motele, posta, etj.) në zona të ndryshme të rajonit të Prishtinës.

Hetuesit  rajonal në bashkëpunim me hetuesit e stacioneve policore të rajonit të Prishtinës, janë në vazhdimësi  të operacioneve  për kapjen e të dyshuarve për rastet e grabitjeve.


Një nga këto operacione të organizuara mirë, në drejtim të kapjes së personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të grabitjeve ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar.

Personat e dyshuar:  E.Dragusha, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A. Leci, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lidhur me rastet e njëjta hetuesit kanë arrit të identifikojnë  edhe një person tjetër të dyshuar që aktualisht ndodhet në arrati.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe  bastisja e shtëpive të të dyshuarve,  ku policia  ka arrit të gjej dhe konfiskoj : një veturë Golf IV ngjyre e kaltër me targa vendore,(dyshohet të jetë përdorur në rastet në fjalë); një armë të  gjate AK47 se bashku me karikator dhe 10 fishekë; një qese e vogël me substancë narkotike (mariuhanë); dy kartëmonedha të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara; një telefon celular Samsung dhe një Ipad si dhe disa dëshmi të tjera që mund të lidhen me rastet.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se rastet t’i kalojnë gjykatës. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori