Një grup prej katër personash para disa dite dyshohet se kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut. 

Pas këtij rasti, Policia në raportin 24 orësh kishte njoftuar se ka arrestuar një person si dhe ka shoqëruar tre të tjerë.


“Mitrovicë Veri / 06.03.2025 – 21:00. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes dy viktima meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), si dhe janë shoqëruar tre meshkuj kosovarë (të mitur)”, thuhej në raport.

E lidhur me këto arrestime, sot në veri kanë protestuar një grup i serbëve. Serbët që po protestojnë fillimisht ishin tek stacioni policor dhe më pas kanë ndaluar edhe në sheshin "Car Llazar".

Gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti ju sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.