LAJMI I FUNDIT:

Arrestime në Korçë e Tiranë, kush janë zyrtarët që akuzohen se nxirrnin të dhëna nga regjistrat e Policisë së Shtetit?

Arrestime në Korçë e Tiranë, kush janë zyrtarët që akuzohen se nxirrnin të dhëna nga regjistrat e Policisë së Shtetit?

Zbulohen detaje të operacionit që çoi në arrestimin e 10 punonjësve të policisë në DVP Tiranë dhe DVP Korçë, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Operacioni është koduar “Rei” dhe janë mbrëmjen e 20 tetorit 2021 janë ekzekutuar masat e sigurimit personal në bazë të Vendimit që Gjykata kishte marrë një ditë më parë, 19 tetor 2021. datë 19.10.2021,

Të arrestuar janë katër inspektorë me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë. Ndërkohë që është pezulluar shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor Korçë, një specialist i qarkullimit rrugor dhe tre agjentë verifikues në këtë sektor.


“Këta punonjës policie, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kohë dhe episode të ndryshme, në disa raste në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shfrytëzuar qasjen në sistemet dhe regjistrat e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dhënave personale të shtetasve pa autorizim. Gjithashtu, ata dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar persona të ndryshëm, në disa raste duke raportuar të dhëna të pavërteta, për mosndëshkimin e tyre me masat administrative përkatëse sipas Kodit Rrugor dhe Aktit Normativ për masat kundër COVID-19”, njofton policia.

Të pezulluar
– Krenar Gjokutaj, shef i Komisariatit të Policisë Korçë
– Klemend Pikuli, shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë
– Petro Fraholli, specialist për qarkullimin rrugor Korçë
– Genci Hysi, agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
– Çlirim Akrobati, agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
– Kamber Kllogjeri, agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë

Policët që kanë apeluar vendimin e arrestimit të tyre
– Durim Murja, oficer patrulle në Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë
– Jashar Shehu, oficer patrulle në Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë
– Arjan Balla, oficer patrulle në Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë

Në arrest shtëpie
– Matilda Hamolli, oficere patrulle në Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori