'Arratisje me fat': Momenti kur disa turistë i mbijetojnë shembjes së një mase shkëmbore në një plazh të Anglisë

Disa turistë në bregun jugor të Anglisë e shmangën për pak tragjedinë kur një shkëmb me pamje nga plazhi i West Bay u shemb.
Si pasojë, nga aty janë hedhur tonelata gurë në rërë.
"Shembja e shkëmbinjve dhe rrëshqitjet mund të ndodhin në çdo kohë", ka thënë Këshilli i Dorset pas incidentit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Këta njerëz patën një arratisje me fat”.
"Shtegu i Bregut Jugperëndimor mbi shkëmbin në West Bay është aktualisht i mbyllur", shtuan ata.
Autoritetet u janë përgjigjur lajmeve se shkëmbi u shemb të martën pas erës së fortë dhe shirave të dendur.
Këshilli dërgoi roje për të kontrolluar zonën dhe për t'u siguruar që sinjalistika përkatëse të mbetej e vendosur rreth shtegut bregdetar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































