Arratisja e Sami Lushtakut e kishte avancuar në detyrë drejtorin e burgut të Prishtinës, Emrush Thaçi.
KALLXO.com shkruan se ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë Speciale e cila përshkruan në detaje rolin e zyrtarëve të burgjeve në arratisjen e Lushtakut duke përfshirë arratisjet e tij nga spitali i Prishtinës dhe tolerimet për të qëndruar disa orë shtëpinë e tij në Dragodan.
Sipas aktakuzës, Emrush Thaçi në cilësinë e drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, akuzohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar Sami Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës arratisjen nga Spitali i Prishtinës (QKUK).
Aktakuza thotë se këtë veprim ai e ka bërë me qëllim që të ngritet në detyrë, duke u emëruar drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Ai ka dështuar që të sigurojë prani të gardianëve për t’i mbikëqyrur të pandehurit dhe t’i trajnojë ata që të jenë në gjendje të mbikëqyrin të burgosur të sigurisë së lartë,” thuhet në aktakuzë.
Thaçi akuzohet gjithashtu se ka dështuar të ndërtojë një sistem ku parandalohen vizitat nga jashtë për të pandehurit dhe ka dështuar gjithashtu që t’u japë urdhra oficerëve të tij që të bashkëpunojnë me oficerë të policisë të cilët kishin ardhur në vendin e krimit.
Pas kësaj ngjarjeje, Thaçi ishte emëruar drejtor i Shërbimit Korrektues, prej nga kishte pasur mundësi më të mëdha për t’i ndihmuar grupit të të akuzuarve në krye me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.
Thaçi akuzohet edhe se mes periudhës nëntor 2014- shtator 2015, në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të ShKK-së, keqpërdori detyrën duke shkelur ligjin dhe duke mos ushtruar kontroll ndaj vartësve të tij në Burgun e Dubravës.
Ai akuzohet se i lejoi të burgosurit Sami Lushtaku trajtim preferencial dhe të parregullt gjatë qëndrimit të tij në burg, i cili rezultoi me arratisjen e tij më 21 gusht 2015 dhe 22 shtator 2015 dhe kapjen e tij po të njëjtën ditë.
“Ai (Emrush Thaçi) e ka bërë këtë me qëllim për të marrë përfitime për veten në formën e qëndrimit në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të ShKK-së dhe për të akuzuarin në formën e lejimit të tij që të ketë masa sigurie më të lehta dhe që nuk i takonin, e të cilat ia mundësuan atij të arratiset nga mbikëqyrja korrektuese.
Në mënyrë specifike, në pikën e dytë të akuzës, Thaçi vihet në faj për shkak se dështoi të bëjë aranzhime për të organizuar një mbikëqyrje të duhur për të burgosurin, përderisa ai ishte shoqëruar jashtë Qendrës së Paraburgimit të Dubravës.
I akuzuari tjetër, Shemsi Hajrizi, akuzohet se ndërmjet ditëve 19 dhe 22 maj 2014, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtuesit të ShKK-së, keqpërdori detyrën zyrtare.
Hajrizi akuzohet se refuzoi publikisht ta ekzekutojë një vendim të datës 19 maj 2014 nga gjykatësi i rastit me të cilin urdhërohej transferi i të akuzuarve në rastin “Drenica”: Sabit Geci, Sylejman Selimi, Avni Zabeli, Jahir Demaku, Sami Lushtaku, Sahit Jashari dhe Ismet Haxha në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë dhe në këtë mënyrë “nxiti stafin vartës të shërbimit korrektues që ta kundërshtojë zbatimin e këtij vendimi”.
Sami Lushtaku, Sahit Jashari e Ismet Haxha, pjesëtarë të Grupit Drenica akuzohen se në periudhën 20 maj 2014 dhe mbrëmjen e 22 majit të atij viti në mjediset e Spitalit Rajonal të Prishtinës ikën nga burgu dhe u larguan në një vend të panjohur.
Aktakuza përshkruan edhe veprimet e djalit të Lushtakut, Mërgimit.
“Mërgim Lushtaku e Dardan Geci, në periudhën prej mëngjesit të 20 majit dhe deri në mbrëmjen e 22 majit, në hapësirat e Spitalit Rajonal të Prishtinës, kanë vepruar në bashkëpunim dhe kanë hartuar një plan. Ata kanë ndihmuar arratisjen e Sami Lushtakut në një vend të panjohur duke lehtësuar arratisjen e personave të arrestuar,” thuhet në aktakuzë.
Pjesë e planeve sipas aktakuzës ishin edhe gardianët Bashkim Dervisholli, Valon Bajramaj dhe Argjend Brahimaj, të cilët nuk e zbatuan vendimin që Lushtaku të dërgohej në Burgun e Mitrovicës së Veriut.
Aktakuza përshkruan edhe arratisje të tjera të Sami Lushtakut gjatë kohës kur ai po mbahej në burg. EULEX-i beson se ka prova për të paktën dy raste kur Lushtaku ishte larguar nga Spitali i Prishtinës në Dragodan.
Gardianët e tjerë Ylber Blakaj, Gëzim Ahmeti dhe Xhevdet Zena akuzohen se më 21 gusht 2015, nga ora 10 deri 19, e lejuan Sami Lushtakun të shëtitet lirshëm pa mbikëqyrje. Në të njëjtën datë, siç shkruhet në aktakuzë, Sami Lushtaku, i dënuar atëkohë me 12 vjet burg, kishte qëndruar në një shtëpi në Lagjen “Dragodan” të Prishtinës.
Largimi i përkohshëm i Lushtakut nga burgu kishte ndodhur edhe më 22 shtator 2015, Prokuroria ka prova se me këtë datë nga ora 12:00 deri në orën 15:00 Lushtaku ishte jashtë duarve të gardianëve.
Sipas aktakuzës, Myrvete Hasani (Lushtaku) më 22 shtator 2015 prej orës 12:30 prej Spitalit Rajonal të Prishtinës, e voziti Sami Lushtakun me automobilin “Mercedes Benz” duke e ndihmuar arratisjen e tij.
Pjesë e aktakuzës është edhe Agim Ukaj, i cili më 22 shtator 2015 ka dështuar të sigurohet që Sami Lushtaku të mos arratiset.
Ndihma nga gardianët e SHKK-së trajtohet gjerësisht në aktakuzë. Aty përshkruhet se drejtori i Burgut të Dubravës, Ismajl Dibrani ka keqpërdorur detyrën e tij duke dhënë trajtim preferencial për Sami Lushtakun, e cila ka rezultuar me arratisjen e tij të njëjtën ditë. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri