LAJMI I FUNDIT:

„Aroma e shtëpisë“ – Fushatë që kremton trashëgiminë gastronomike maqedonase, traditën dhe artin

„Aroma e shtëpisë“ – Fushatë që kremton trashëgiminë gastronomike maqedonase, traditën dhe artin

Tradita maqedonase është shumë më tepër se një trashëgimi – është zemra e kulturës sonë,vlera që transmetohen nga brezi në brez.

Me fushatën „Aroma e shtëpisë“, Halkbank nxit të gjithë të ndiejnë vlerat që qëndrojnë pas recetave tradicionale dhe tregimeve mbi të cilat ato bazohen.

Ky projekt kremton kulturën maqedonase dhe thekson lidhjet e forta mes artit dhe ushqimit. Fushata është integruar përmes materialeve video me titullin #AromaEShtëpisë, të cilat kapin ngrohtësinë e tryezës familjare dhe përcjellin emocionet që sjell çdo vakt si një simbol i dashurisë, ndarjes dhe traditës.

Në kuadër të fushatës, Halkbank promovon edhe librin „Udhëtim nëpër trashëgiminë gastronomike“, i cili është një arritje e vërtetë artistike dhe kulturore. Ky është një libër që paraqet trashëgiminë gastronomike maqedonase si një vepër të madhe artistike, që tregon historinë, traditën dhe kulturën tonë.

Libri përmban më shumë se pesëdhjetë receta nga të gjitha rajonet e Maqedonisë, receta që janë përcjellë nga brezi në brez për shekuj me radhë. Për çdo recetë janë realizuar ilustrime origjinale të krijuara nga pesë artistë të njohur maqedonas, të cilët u përfshinë në këtë projekt, duke krijuar një histori unike vizuale për çdo pjatë.

Fushata u kurorëzua me një ngjarje të organizuar nga banka, në një ambient tradicional, duke krijuar një sinergji të jashtëzakonshme mes tingujve të traditës të interpretuar nga Duke Bojaxhiev dhe miqtë e tij, shijeve dhe arteve vizuale, duke përcjellë emocione të shumta dhe një përvojë të paharrueshme për të pranishmit.

„Këtë vit, përmes ushqimit tradicional maqedonas, kthehemi pas në kohë, ku çdo vakt mbart tregime për historinë dhe kulturën tonë. Me fushatën „Aroma e shtëpisë“, vazhdojmë të festojmë traditën maqedonase, duke i nxitur të gjithë të ndiejnë vlerat që qëndrojnë pas çdo recete, një trashëgimi e transmetuar ndër breza,“ deklaroi Maja Naumovska Saveska, drejtoreshë e komunikimeve korporative dhe të marketingut në Halkbank AD Shkup.

„Aroma e shtëpisë“ është pjesë e fushatës „Vlera Kulturore të Përhershme“, e cila për të tretin vit me radhë feston pasuritë e kulturës dhe traditës maqedonase, një iniciativë e Halkbank AD Shkup. Kjo fushatë vazhdon të theksojë unikësinë e trashëgimisë sonë përmes artit, ushqimit dhe muzikës.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori