LAJMI I FUNDIT:

Aro Muric nga sezoni i ri mund të luaj në Ligën e Kampionëve, një gjigant britanik kërkon transferimin e tij

Aro Muric nga sezoni i ri mund të luaj në Ligën e Kampionëve, një gjigant britanik kërkon transferimin e tij

Arijanet Muric pritet të largohet nga Burnley gjatë afatit kalimtar veror, pas paraqitjeve fantastike në fundin e sezonit.

Aro ishte më i miri dhe më meritori që Burnley u inkuadrua në Ligën Premier, por trajneri Vincent Kompany vendosi t’i besonte anglezit të ri James Traford në pjesën më të madhe të sezonit dhe kjo i kushtoi me rënie nga Liga Premier.

Muric luajti në 10 ndeshjet e fundit, duke qenë fantastik me pritjet e tij dhe duke u futur edhe në formacionin e javës disa herë, madje në ndeshjen ndaj Chelseat ishte i jashtëzakonshëm duke marrë notën 10 që është e rrallë për portierët.


Aro Muric mund të mbetet pjesë e Ligës Premier – ekipi i njohur shfaq interesim për yllin kosovar
Lexo po ashtu Aro Muric mund të mbetet pjesë e Ligës Premier – ekipi i njohur shfaq interesim për yllin kosovar

Reprezentuesi kosovar nuk do të mbetet te Burnley, por ai pritet të mbetet në futbollin britanez, pasi fillimisht Wolverhampton Wanderers ka shprehur interesim për të.

Kampionët e ri të Skocisë, Celtic Glasgow janë duke kërkuar një portier pasi Joe Hart është pensionuar dhe Muric është dëshira kryesore e trajnerit Brendan Rodgers.

Burnley është gati ta shes yllin dardan të cilin e transferoi për tre milionë euro, por vetëm nëse paguhen 10 milionë funte për të.

"Ai ishte i shkëlqyer, bëri pritje të mëdha" - Kompany tregon pse i dha besim Muricit te Burnley edhe pas gabimeve
Lexo po ashtu "Ai ishte i shkëlqyer, bëri pritje të mëdha" - Kompany tregon pse i dha besim Muricit te Burnley edhe pas gabimeve

25-vjeçari vështirë se do të mbetet te Burnley dhe Celtic po shihet në Ishull si skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e Aros pasi dëshira e portierit kosovar është të luaj në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme pritet të dalin skuadra të tjera që duan shërbimet e Aro Muric, pasi paraqitjet e tij në fundin e Ligës Premier ishin thjesht të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori