LAJMI I FUNDIT:

Arne Slot dëshiron që ylli i Chelseat të zbarkojë në “Anfield”

Arne Slot dëshiron që ylli i Chelseat të zbarkojë në “Anfield”

Mbrojtësi i Chelseat, Malo Gusto është në radarin e Liverpoolit.

Reprezentuesi francez shihet si zëvendësues i Trent Alexander-Arnold, në rast se anglezi largohet kur kontrata e tij skadon në qershor.

Mick Brown, një ish-skaut, ndër të tjera, për Manchester United, beson se Gusto mund të përfundojë në Anfield.


“Liverpool po bën plane nëse humbet Trent Alexander-Arnold”, deklaroi ai për Football Insider. “Ata duhet të bëjnë këto biseda se ku të shkojnë për të gjetur një zëvendësues”.

“Ata kanë Conor Bradley, i cili ka bërë jashtëzakonisht mirë kur thirret dhe ai do të jetë një pjesë e rëndësishme e planeve të tyre”.

“Por Gusto është shumë i vlerësuar dhe ai është dikush që skauti i tyre ka mbajtur një sy në këtë sezon. Ai nuk është një titullar te Chelsea, pasi kur Reece James kthehet nga lëndimi ka një shans të mirë që ai të përfundojë në stol, andaj kjo i jep Liverpoolit mundësinë t’i ofrojë atij kohë të rregullt për lojë dhe ata do të mendojnë se kjo mund të jetë e mjaftueshme për ta tunduar atë të largohet”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

La Liga
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Kalo në kategori