Bukuroshja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku nuk i kursen këshillat e vazhdueshme për modën, për ndjekësit e saj të shumtë.


Së fundmi, modelja e njohur ka treguar se si ka arritur të rikrijojë dhe t’i japë frymë moderne të ditëve të sotme, një veshje që ajo kishte veshur në klasë të shtatë.

armina mevlani 271764539 109855078153199 2378463206529450381 n e1642160132262

Bëhet fjalë për një palë tuta sportive ngjyrë rozë, të cilat me pak rimodelim janë përshtatur dhe Mevlani duket vërtetë tërheqëse në to.

Ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi krahasuese të kohës së atëhershme me të tashmen, duke treguar kështu se ndryshimi nuk është edhe aq i madh për sa i përket dukjes atraktive.

armina mevlani 271787774 1294990917681413 4203746807519106556 n

“Është viti 2004, jam në klasë të shtatë dhe jeta është e bukur”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Me siguri se në atë kohë, Armina nuk e parashikonte që e ardhmja e saj do të ishte e suksesshme, nisur nga vet fakti që pesë vite më vonë do të fitonte kurorën e “Miss Albania Wolrd”. /Telegrafi/