Prezantuesja e njohur, Armina Mevlani është njëra nga më të dashurat për publikun shqiptar.

Përmes paraqitjeve të saj televizive në emisione të ndryshme, ajo ka arritur të grumbullojë 1.2 milion ndjekës në rrjetin social Instagram.


Në po të njëjtin rrjet social, Armina së fundmi ka publikuar imazhe nga festa që e ka organizuar për ditëlindjen e saj.

armina mevlani 102264837 615635755968365 5955421025881307576 n

Festa është bërë në shtëpinë e saj, duke grumbulluar shoqërinë dhe familjarët e saj për të ngritur dolli.

Ajo është shfaqur me një veshje indiane, teksa e ka krahasuar veten edhe me princeshën Jasmine në filmin e animuar Aladdin.

a 1 (Foto: Instastory)

28-vjeçarja duket se e ka kaluar mjaft mirë ditën speciale, ndërsa ka publikuar edhe video duke kërcyer nën tingujve muzikës. /Telegrafi/

armina mevlani 102847481 258402852076131 6962081025124340220 n (Foto: Instastory)