Armiku numër një i grave: Kolesteroli i keq stimulon rritjen e qelizave të kancerit të gjirit
Një studim nga Instituti Amerikan i Kërkimeve për Kancerin zbuloi se një dietë e shëndetshme për të parandaluar kancerin, jo vetëm që ndihmonte edhe në parandalimin e prekjes nga sëmundjet e zemrës, por edhe e kundërta
Cila është njëra nga arsyet? Kolesteroli mund të ndikojë në zhvillimin dhe progresin e kancerit të gjirit.
Qelizat kancerogjene duket se ushqehen nga kolesteroli. Me sa u vu re në një pjastër Petri, kolesteroli i keq stimulon rritjen e qelizave të kancerit të gjirit, ose thënë ndryshe, ato e gllabëronin atë.
Tumoret mund të thithin aq shumë kolesterol, saqë niveli i tij te pacientët me kancer, tenton të bjerë në mënyrë drastike me rritjen e kancerit. Kjo nuk është shenjë e mirë, duke qenë se mbijetesa e pacientëve bëhet e vështirë kur përthithja e kolesterolit është e lartë.
Mendohet se kanceri e përdor kolesterolin për të formuar estrogjenin ose për të mbështetur membranat e tumorit, që ndihmojnë kancerin të përhapet dhe të pushtojë më shumë inde.
Me fjalë të tjera, kanceri i gjirit mund të përfitojë nga nivelet e larta të kolesterolit, për të furnizuar dhe përshpejtuar rritjen e tyre.
Etja e kancerit për kolesterol është kaq e madhe, saqë kompanitë farmaceutike po mendojnë që ta përdorin atë si një arsye të fortë për të shpërndarë ilaçe antitumorale.
Edhe pse të dhënat kanë qenë të ndryshme, studimi më i madh për kolesterolin dhe kancerin i bërë deri më sot, që ka përfshirë më shumë se një milion pjesëmarrës, zbuloi një rritje të rrezikut të prekjes nga kanceri i gjirit me 17 për qind te femrat që e kishin nivelin e kolesterolit 240, krahasuar me ato që e kishin nën 160.
Nëse ulja e kolesterolit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të prekjes nga kanceri i gjirit, çfarë ndodh nëse pimë statina për uljen e kolesterolit?
Statinat dukeshin premtuese në eksperimentet laboratorike, por studimet në popullsi, të cilat krahasonin normat e kancerit të gjirit te përdoruesit dhe jopërdoruesit e këtyre medikamenteve, treguan rezultate kontradiktore. Disa tregonin se statinat e ulnin rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, ndërsa të tjera tregonin të kundërtën. Megjithatë, pothuajse të gjitha këto studime ishin afatshkurtra.
Që të ishin afatgjata, do të duheshin 5 vjet përdorim statine, por kancerit të gjirit mund t’i duhen dekada për t’u zhvilluar.
Studimi i parë për rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit nga përdorimi i statinave për 10 vjet, u botua në vitin 2013.
Ai zbuloi se femrat që kishin pirë statina për një dekadë apo më shumë, rrezikoheshin dyfish për t’u prekur nga dy tipat më të zakonshëm të kancerit invaziv të gjirit: karcinoma invazive duktale dhe ajo lobulare. Ilaçet e kolesterolit e dyfishonin rrezikun. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVeshja e Jenner është shembulli i përkryer për të kombinuar xhinset me këpucë
Rezultate të papritura: Fëmijët e këtillë në të ardhmen do të fitojnë më së shumti
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Nëse bëni seks në këto pozicione, do të keni binjakë!
Christina Aguilera shfaqet e mahnitshme në tapetin e kuq me flokë të kuqe
Sa shpesh duhet t'i prisni flokët?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova