LAJMI I FUNDIT:

Armend Mehaj pranon detyrën si ministër i Mbrojtjes: Vij nga diaspora, kam lënë familjen e punën për me i shërbye vendit

Armend Mehaj pranon detyrën si ministër i Mbrojtjes: Vij nga diaspora, kam lënë familjen e punën për me i shërbye vendit

Ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ia ka dorëzuar detyrën ministri të ri të këtij dikasteri, Armend Mehaj.

Në një ceremoni zyrtare, Quni tha se ndjehet mirë që kjo përgjegjësi po kalon te Mehaj, i cili ka një biografi të pasur ushtarake, transmeton Telegrafi.

“Është kureshtje e madhe të dimë për ju pasi që mediet po duan të dinë për të kaluarën tuaj. Po them disa fjalë, kam pas ndjenjë shumë të mirë kur kam pranuar detyrën. Po ndjehem po ashtu mirë që kjo përgjegjësi po kalon tek ju me një biografi të pasur ushtarake. Jam i sigurt që me ju të gjitha projektet dhe kauza e vizionet e objektivat tona do të jenë në rrugën e mirë të drejtë. Ne jemi një hap më afër integrimeve euroatlantike me ju”, tha Quni.


Kush është Armend Mehaj, ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti 2?
Lexo po ashtu Kush është Armend Mehaj, ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti 2?

Ndërsa, ministri Armend Mehaj tha se do të punojnë në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Vij nga mërgata. Kam lënë familjen e punën me i shërby vendit. Do të avancojmë Forcën e Sigurisë. Kam respektin me marrë detyrën nga ish-ministri dhe kam emocionet e njëjta si ai. Shumë respekt. Ato punë që janë të mira do të vazhdojnë kurse ato që duan rishikim do të rishikohen. Kemi qëllim të marrin pjesë më misione të jashtme. Ta bëjmë forcën të standardeve ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Theksojmë se Qeveria Kurti është votuar më 22 mars, pro formimit të saj kanë votuar 67 deputetë, kurse kundër kanë qenë 30. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori