Polica e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e policisë në Gjakovë, kë publikuar raportin  24 orësh të kësaj drejtorie, ku gajtë kësaj periudhe kohore janë raportuar dy raste të cilën kanë të bëjnë më armëmbajtje pa leje.

Rasti i parë është raportuar si rast u dhunës në familje, si dhe armëmbajte pa leje, ku në raportin e Policisë thuhet se është raportuar se i dyshuari, mashkull kosovar,  ka kryer veprën e dhunës fizike, ndaj viktimës, femër kosovare. Lidhur me rastin viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe pas intervistimit është dërguar në shtëpinë e sigurt, ndërsa i dyshuari është arrestuar si dhe i njëjti e ka dorëzuar një armë të zjarrit dhe pas intervistimit me vendim  të prokurorit është dërguar në mbajtje.


Një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të saj është raportuar në stacionin policor në komunën e Rahovecit, ku thuhet  se pas pranimit të informatës për gjuajtje me armë zjarri, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka hasur në disa persona.

Në raport po ashtu bëhët e ditur se lidhur me rastin janë kontrolluar personat, veturat, objektet, ku janë gjetur dhe konfiskuar: 3 gëzhoja të armës së shkurtë, 2 gëzhoja të pushkës së gjuetisë, 1 mbajtës i fishekëve dhe 1 kuti e zbrazët e fishekëve. I dyshuari, mashkull kosovar, ka vetë dorëzuar një pushkë ajrore e cila është sekuestruar.
I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.