Arkivi Shtetëror i Venedikut: Si martoheshin e lidhnin miqësi shqiptarët

Një ndër treguesit i cili shpie prapë në disa veçori të caktuara është lidhja e tyre përbrenda grupeve homogjene, por edhe lidhjet e tyre të përbashkëta e të shpeshta me emigrantët e bashkësive tjera, e në veçanti lidhja me ata të cilët vijnë po ashtu nga bregdeti i Adriatikut lindor.
Kështu që analiza e këtyre të dhënave, përveç njohurisë, të jetës së përditshme dhe private të emigrantëve shqiptarë, njëkohësisht dhe si shtesë bënë dhe ofron të të kuptuarit edhe mbi komunitetin kroat dhe lidhshmërinë e tyre me emigrantët tjerë (në këtë rast me ata shqiptarë) të bashkësive tjera emigrantësh.
Një dëshmi e gjallë e cila flet në favor elokuent janë edhe martesat. Vërtetë numri i madh i emigrantëve shqiptarë ishin në martesë me pjesëtarë/pjesëtare të komunitetit ekuivalent (të njëjtës përkatësi) të zonës së Shqipërisë së Venedikut. Kështu, për shembull, duke u bazuar në bazë të të dhënave nga vepra e B. Imhaus, shënohen martesat (1404, Gjoni nga Lezha dhe Marie nga Durrësi (1408), Shkodranit Andre dhe Menege de Albania (1417.), emigrantit nga Shkodra Lukës me Radën (1477.), Lazërit nga Shkodra me Marien ulqinake (1481, pastaj të emigrantit nga Tivari Gjergj Mandijës me Marien nga Ulqini (1485.).
Të thënat shtesë mbi martesat e shqiptarëve mes veti i njohim e zbulojmë edhe në bazë të të dhënave të dokumenteve testamentare. Kështu, për shembull, Zanetta e të ndjerit Gjergj Shkodranit, bashkëshortja e Gjon Manolosit nga vendi shqiptar i quajtur Danj; Menega e emigrantit të ndjerë Shtjefnit e martuar për Mihovilin nga zona e Krajinës (zonë afër Tivarit, kah liqeni i Shkodrës); kurse emigrantja shqiptare Zanetta (vr.përkth. Zana) (bija e lt.kolonel Pjetrit) është e veja e Gjonit nga Shkodra.
Më tutje, janë martesa të shumta të emigranteve dhe emigrantëve shqiptarë të lidhura me qytetarët venedikas me prejardhje nga zona e gjerë e hapësirës së bregdetit kroat, kështu që sjella konkrete e këtyre shembujve i shkon në favor më tepër rreth njohjes së komunikimit dhe ndërgjegjësimit, në drejtim të banorëve nga ana tjetër e Adriatikut. Shembull, Angjelia e të ndjerit Bartolit nga Ulqini është e veja e Mazolës nga Spliti; Shkodrani Danieli u martua me emigranten nga Rabi Agatën; Angjella e të ndjerit Jure Dalmatini është martuar me Vickun nga Shkodra; Monikë Cuzzi nga Shkodra shënohet si e vejë e Dominikut nga Zara; Gërguri nga Shibeniku është burri i Bone de Albania, kurse Marta nga Durrësi në Venedik u martua për emigrantin nga pjesa veriore kroate e Zagrebit.
Emigrantët shqiptarë në jetën e tyre të përditshme personale nuk kanë funksionuar si të izoluar për qytetarët tjerë, atyre nga Venediku dhe pjesë tjera të Italisë. Lidhje me këtë dëshmojnë shembuj të shumtë mbi martesat me emigrantët e pjesëve tjera të gadishullit Apenin, e veçanërisht me ata nga zona e Venetës. Së fundi, janë shumë shqiptarë e shqiptare të vendosur në Ciogi ku pikërisht aty edhe kanë themeluar familjet e tyre, kështu që pranë bashkëshortëve të tyre regjistrojmë (raportohen) mbiemra tipik për këtë pjesë-zonë, ishull pak më i largët nga Venediku.
Të dhënat dokumentare në të cilat në mënyra të ndryshme përmendën anëtarët më të ngushtë të familjeve dhe të afërmve kryesisht janë të ngjashme (identike) të çdo qytetari të qytetit mbi lagune. Anëtarët e familjes më të ngushtë të çdo individi (bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët, vëllezërit dhe motrat, prindërit e gjallë (një jetë) konsiderohen personat më të besueshëm dhe besnikët më të mëdhenj kështu që pothuajse rregullisht kërkohet prezenca dhe pëlqimi i tyre në cilësinë e zbatuesit (ekzekutuesit - mommissarii) apo dëshmitarit me rastin e lidhjes së marrëveshjeve të ndryshme gojore dhe të shkruara të fundit të emigrantit si depozitë (testamente, kodicili, inventari). Pranë kësaj, me rastin e ndarjes së pasurisë pronësore të ndonjë emigranti, anëtarët më të ngushtë të familjes, rregullisht janë të cekur dhe të shpërblyer para të gjithë të tjerëve, kështu që që në mes tyre zakonisht gjendët edhe trashëgimtari kryesor e të gjitha të mirave të trashëgimdhënësit (herede universario, herede residuario, padrone assoluto, padrone di tutto dhe ngjashëm).
Në përputhje të potencialit ekonomik (pasurisë pronësore) të tij, trashëgimlënësit si legatët e veçantë i shpërblejnë anëtarët e familjes dhe të afërmit. Në të shumtën e rasteve e më së shpeshti dhurohen shuma në të holla, si dhe gjësende nga pasuria e luajtshme e trashëgimlënësit (në rast të emigrantëve të pasur me prona) kështuqë shembujt e këtillë vërtetojnë të dhëna shtesë të lidhshmërisë së përbashkët të familjeve të emigrantëve, por edhe paraqesin e zbulojnë gjendjen e tyre materiale si dhe të kulturës urbane (të banimit, apo jetesës, vër. përkth.).
Miqtë dhe të njohurit janë të radhës, po ashtu rreth i pashmangshëm i komunikimit të përditshëm i emigrantëve shqiptarë në rrethin venedikas. Ata regjistrohen (shënohen) si zbatuesit apo ekzekutuesit e vullnetit të fundit të trashëgimlënësit, dëshmitarë pranë përpilimit dhe nënshkrimit të testamentit (porosisë) si dhe të pasurit e një pjese të pasurisë së trashëgimlënësit. Në të shumtën fjala është për personat e statusit të njëjtë shoqërorë (qytetarë të zakonshëm), të mundësive të pasurisë modeste apo të mesme, të cilët jetojnë në pjesët e njëjta apo (Castello, S. Marco) famulli të afërta e që kryejnë veprimtaritë e ngjashme mes veti. Ndonjëherë miqtë e tyre janë personat më të ngushtë (afërt) dhe më të besuar të trashëgimlënësit kështu që nëse trashëgimlënësi nuk ka anëtarët të ngushtë dhe të afërm të familjes, miqve iu besohet dëshira – realizimin e fundit - dhe iu dhurohet një pjesë e pronës.
Në testamentet e emigrantëve nga zonat e Ulqinit deri në Durrës janë shënime të cilat tregojnë më konkretisht emrat të bashkëvendësve të tyre nga zona e Shqipërisë venedikase, ndërsa në këtë kontest - në veçanti si realizues të porosisë së trashëgimlënësit - theksohen më tepër shkodranët. Kështu, për shembull, shkodranja Katarinë është njëra ndër zbatueset e dëshirës së fundit të bashkëqytetarit të saj Daniellit, ndërsa në testamentin e Agatas nga Rabi, bashkëshortes të emigrantit nga Shkodra Daniellit si zbatues janë të shënuar Maria, e veja e Shkodranit Pjetrit si dhe Klara - bashkëshortja e emigrantit shkodran Gjonit. Gjon Missi nga Shkodra është ndër personat më të besuar dhe besnik i Gjon Grate de Scutaro, kurse në testamentin e fisnikes Teodore Ducagini (vër. përkth. Dukagjini) si zbatues shënohet Mark Bascalagri nga Drishti.
Jo rrallë herë si zbatues (së dëshirës së fundit) të testamenteve të legatëve të emigrantëve shqiptarë janë edhe personat me prejardhje nga zonat e gjera të hapësirës së Shqipërisë venedikase (Tivari, Pashtroviqi, Budva), kurse më të rrallë në këtë kontekst janë të shënuar si dëshmitarë apo zbatuesit të dëshmisë së trashëgimlënësve, emigrantët kroat nga Dalmacia.
Vëzhgime të ngjashme shënojmë kur është fjala edhe për dëshmitarët e shënuar në testamentet e emigrantëve shqiptarë. Prijnë emigrantët nga Shqipëria venedikase, ndërsa nga qytetarët venedikas të cilët kanë prejardhje nga pjesët veriore të Adriatikut lindor regjistrojmë - në testamentin e emigrantes nga Kotori të definuar si Albanensis - mjeshtrin e qirinjve nga Senji Andrinë. Miqve dhe të njohurve të përkatësisë së atdheut të njëjtë iu dhurohet - sipas mundësisë së dhënësit - një pjesë të pasurisë së tyre, ndërsa kemi të regjistruar (edhe pse në numër të vogël shembujsh) si trashëgimtarë kryesor.
Edhe më i larmishëm është numri i shembujve të regjistrit të shqiptarëve të përfaqësuar në testamentet e emigrantëve nga pjesë tjera të bregdetit të Adriatikut lindor. Shpërndarja hapësinore e tyre, me origjinë vendase kryesisht të emigrantëve kroat, përfshinë zonën nga Istra dhe brendinë e Kroacisë, përgjatë Bregdetit deri në Dalmaci dhe Bokë. Kështu pra, sjellim shembuj konkret, ku kemi raste të shumta ku emigrantët shqiptarë shënojnë në cilësinë e kryerësit të testamentit emigrantë nga Zagrebi e deri te Lushtica. Më tutje, është numri edhe më i madh i emigrantëve shqiptarë të cilët i hasim si dëshmitarë të testamenteve të kroatëve nga hapësira gjithëpërfshirëse e zonës pranë detit, si dhe nga brendia.
Në testamentet e shkruara të tyre si dëshmitarë më së shpeshti janë të regjistruar shkodranët, të shpeshtë janë edhe ulqinakët, ndërsa shqiptarët nga qytetet tjera shënohen vetëm në raste individuale. Së fundi, është e nevojshme të cekim edhe shembujt në të cilët ku emigrantët shqiptarë shpërblehen me pjesë të pasurisë së trashëgimlënësve kroat. Kështu për shembull, Matej Stjepanov nga Trogiri i lë Pjetërit nga Shkodra medietatem omnibus bonorum meorum mobilium de argentis et jocolarum; Ana, bashkëshortja e Juraj nga Vrana i dhuron Antunit të Dominikut nga Drishtimeum camisum meliorum; Radica nga Lezha është e shpërblyer me pasurinë trashëgimoretë emigrantit zadran Mihovil Jurjevas me një shumë të vogël prej dy dukateve, ndërsa Splitasja Katarina i lë Teodorit nga Shqipëria una mastela.
Emigrantët shqiptarë nuk ishin grup i izoluar, kështu që - në bazë të pasqyrës së qartë në testamentet e tyre - ishte i zhvilluar komunikimi i tyre me venedikasit vendor. Lidhje me këtë dëshmojnë - në cilësinë e kryerësit të testamenteve, dëshmitarët apo dhuruesit e pjesës së pasurisë nga ana e trashëgimlënësve shqiptarë - banorë të shumtë venedikas me prejardhje italiane. Farkëtarët, lëkurëtarët, këpucëtarët, rrobaqepësit e gajtanëve dhe ndreqësit e armëve, argjendarët dhe punonjësit në shtypshkronja, zdrukthëtarët dhe ndërtuesit e anijeve si dhe shitësit e gjësendeve specifike të ndryshme, janë këto vetëm disa nga profesionet e qytetarëve venedikas - në rastet më të shpeshta persona me status të mesëm apo të ulët të pasurisë - të cilët i hasim (shënojmë) në testamentet e emigrantëve nga zonat shqiptare.
Jo rrallë herë personat më të besuar janë pikërisht njerëzit nga shtëpia e tyre ku ata banojnë, kështu që në ata shembuj më së shpeshti është fjala për testamente të bëra shqiptare, të cilat si shërbyese të shtëpive, për vite të tëra kaluan në shtëpitë e fisnikëve dhe qytetarëve venedikas. Ndonjëherë në këtë kontekst shënohen prokurorët të familjeve që çmuara fisnike venedikase, ndërsa si kryerës të testamenteve për shqiptarët të vendosur (që jetojnë) Chioggi janë pikërisht qytetarët e cekur të atjeshëm indigjen (vendorë).
Në cekjet e mëparshme janë sjellë në mënyrë konkrete - me qëllim të ilustrimit dhe dëshmive të drejtpërdrejt - shembujt e shumtë të paraqitur të cilët flasin për jetën familjare dhe shoqërore të përditshme të emigrantëve shqiptarë në Venedik. Burimet elokuentetregojnë që fjala është për një komunitet aktiv shoqërorë e cila ishte në kontakt me të gjitha shtresat e qytetarëve venedikas. Edhe pse të dhënat janë dëshmi të plota mbi lidhjet me bashkëkombës të vet (familjare dhe miqësore), është fakt evident edhe komunikimi i shpeshtë i tyre me banorët vendor venedikas. Shënime apo karakteristika të ngjashme vërejmë edhe me rastin e dokumenteve të jetës së përditshme shoqërore të emigrantëve kroat në Venedik kështu që sipas këtyre veçorive apo karakteristikave që të dy komunitete emigrantësh mund të numërohen, konsiderohen, në aktivitetet shoqërore të përshtatura (integruara), e të cilëve ndërrimi i vendbanimit nuk iu ka sjellë tronditje kulturore, por që në mesin e ri - larg nga problemet dhe rreziku i luftës - kanë vazhduar apo filluar jetën e frytshme dhe dobishme për të gjithë komunitetin.




















































