LAJMI I FUNDIT:

ARKEP: Këtë vit vetëm kodi +383

ARKEP:  Këtë vit vetëm kodi +383

Kodet telefonike të Serbisë (+381), Sllovenisë(+386) dhe Monakos (+377) të cilët janë shfrytëzuar deri më tani nga operatorët mobilë dhe fiks do të hiqen nga përdorimi që nga qershori.

RTK në gjuhën serbe transmeton se kështu kanë bërë të ditur nga Autoriteti Rregullator për Komunikime Elektronik dhe Postare (ARKEP).

“Në vitin 2018 nuk do të ketë kode ndërkombëtare pasi që Kosova do ta ketë numrin e vet hyrë +383”, kanë thënë në ARKEP. /Telegrafi/