Shfaqja "Arka" ka fituar çmimin kryesor njëherësh është shpallur 'shfaqja më e mirë e festivalit' në edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar Teatror 'Actor of Europe' në Prespë të Maqedonisë.

Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale nga Mentor Zymberaj, autori i shfaqjes.


"Shfaqja ARKA (BOX) fiton Çmimin Kryesor - SHFAQJA MË E MIRË E FESTIVALIT në edicionin 22 të Festivalit Ndërkombëtar Teatror “ACTOR OF EUROPE”, në Prespë, Maqedoni", ka shkruar ai.

Screenshot 41 4 Foto: Screenshot/Facebook

Tutje, aktori i njohur theksoi: "URIME ekipit të shfaqjes".

Shfaqja është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e saj jubilar.

Të shumta qenë urimet që pranoi në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit, duke e vlerësuar kështu punën e Zymberajt. /Telegrafi/