LAJMI I FUNDIT:

Arizona State University, partnerti zyrtar i UNI – Universum International College, renditet nr.1 për në inovacion për të 9-tin vit radhazi

Arizona State University, partnerti zyrtar i UNI – Universum International College, renditet nr.1 për në inovacion për të 9-tin vit radhazi

Për të nëntin vit radhazi, “US News & World Report” ka emëruar “Arizona State University” universitetin më inovativ në vend, përpara MIT dhe Stanford.

Përveç kësaj Arizona State University prin edhe në rankime të tjera si:

-#1 në SHBA dhe #2 në botë për ndikimin global – Times Higher Education, 2022.

-Universiteti publik # 1 dhe në Top 5 më të mirë të universiteteve në SHBA të zgjedhur nga studentët ndërkombëtarë – Instituti i Arsimit Ndërkombëtar, 2021.

-Top 10 në botë për përsosmëri në lidhjet punëdhënës-student sipas Renditjes së Universitetit Botëror të QS 2022 (Arsim, Përsosmëri).

Që nga Muaji Prill i këtij viti Kolegji Universum është transformuar në UNI – Universum International College dhe fuqizohet & menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA.

Të gjithë studentët të cilët diplomojnë nga Universum International College – UNI, pajisen me diplomë “Fuqizuar nga Arizona State University”. Për më shumë info: https://universum-ks.org/kerko-info/

Partneriteti i ri bashkëpunues i Universum me ASU-në siguron që studentët dhe mësimi të mbeten në qendër të fokusit të universitetit, duke hapur dyer të reja për studentët që të kenë qasje në ato që ofron kurrikula e ASU-së, mundësitë kërkimore-shkencore, si dhe mundësitë e reja për bashkëpunim dhe mësim të ndërsjellë për profesorët dhe stafin e UNI. Përveç ofrimit të programeve me diploma të dyfishta për studentët, gjithashtu do të krijohet një lidhje më e gjerë me industrinë dhe ndërmarrësinë globale.

Pra studentët kosovar mund të marrin diploma të fuqizuara nga Arizona State University duke studiuar në UNI-Universum International College.

Përmes këtij partneriteti, mund të përfitojnë edhe studentët nga institucionet tjera të cilët i TRANSFEROJNË studimet në Universum dhe të marrin diplomë të fuqizuar nga Arizona State University. Kërko informata: https://universum-ks.org/kerko-info/

Për më shumë informata rreth programit kontakto +38344144062info@universum-ks.org ose ndiqni UNI në facebook dhe instagram.