Arilena në ditëlindjen e babait të ndjerë, e kujton me këngën dedikuar atij (Video)

Këngëtarja Arilena Ara është pëlqyer shumë nga publiku për prodhimet e saj muzikore.
Kënga "Nëntori" mbetet suksesi më i madh i saj, ndërsa "Vegim" do të jetë balada që gjithmonë do të ruajë në zemër me dashamirësi.
Kjo pasi, këtë këngë Arilena e publikoi dy vite më parë, duke ia dedikuar babait të saj të ndjerë, mungesën e të cilit e vëren pafund.
Dhe sot (e enjte) në përvjetorin e tij të lindjes, këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një pjesë të këngë "Vegim", ndërsa përbri saj shkruan: "Urime ditëlindjen në qiell babi". /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/05/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































