LAJMI I FUNDIT:

Ariana Grande ndryshon mbiemrin e saj pasi u pajtua me të atin

Ariana Grande ndryshon mbiemrin e saj pasi u pajtua me të atin
Foto: Profimedia

Këngëtarja dhe aktorja Ariana Grande ka ndryshuar mbiemrin e saj në fundin e filmit “Wicked”, pasi është pajtuar me babanë e saj.

Sipas E! News, emri që shfaqet në fund të filmit është Ariana Grande-Butera.

Emri i plotë i këngëtares është një kombinim i mbiemrit të nënës së saj, Joan Grande, dhe babait, Ed Butera. Ndryshimi i emrit vjen pas rregullimit të marrëdhënies së Arianës me babanë e saj, me të cilin ajo kishte ndërprerë kontaktet në vitin 2013.


Ed dhe Joan u ndanë kur Ariana ishte vetëm tetë vjeçe. Më parë, këngëtarja e ka quajtur konfliktin me të atin një nga sfidat më të vështira në jetën e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Edward Butera (@edbutera)

“E ndërpreva kontaktin me babain një vit më parë. Është diçka private… M’u desh shumë kohë për t’u pajtuar me këtë gjë”, tha ajo për revistën Seventeen në 2014. Ajo shtoi se kishte trashëguar disa tipare nga i ati, gjë që për një kohë të gjatë nuk i kishte pëlqyer.

Ariana, e lindur më 26 qershor 1993 në Boca Raton të Floridës, vendosi të përdorë mbiemrin e nënës pas divorcit të prindërve. Megjithëse për vite të tëra ishin të ftohur, vitet e fundit ajo shpesh poston fotografi të babait gjatë festave ose për t’i uruar ditëlindjen. Ata pozuan së bashku edhe në ndarjen e çmimeve “Grammy” në vitin 2020.

View this post on Instagram

A post shared by Edward Butera (@edbutera)

Gjatë xhirimeve të muzikalit “Wicked”, Ariana u afrua me kolegun e saj, Ethan Slater. Vitin e kaluar, ajo u divorcua nga Dalton Gomez, dhe pak muaj pas divorcit filloi një lidhje me Ethan.

Deri në shtator të këtij viti, Ethan ishte zyrtarisht i martuar me Lilly Jay. Kur Ariana filloi lidhjen me Ethanin, thuhet se ai dhe Lilly jetonin të ndarë. Burime të afërta me Arianën dhe Ethan-in kanë mohuar zërat se kanë tradhtuar partnerët, duke theksuar se janë afruar romantikisht vetëm pasi të dy ishin të lirë nga lidhjet e mëparshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Laerti e quan

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Kalo në kategori