Argnesa Rexhepi largohet nga Zurich, transferohet te Rapperswil-Jona

Argnesa Rexhepi është larguar nga skuadra e femrave të Zurichit, por jo edhe nga futbolli zviceran.
Futbollistja që luan në repartin ofensivë karrierën do ta vazhdoj te skuadra tjetër zvicerane Rapperswil-Jona.
Argnesa e ka nisur karrierën te Zurichu dhe ka luajtur gjatë gjithë karrierës së saj te kjo skuadër.
Gjithsesi për të është një aventurë e re dhe tani synon që të ketë suksese edhe me skuadrën e saj të re Rapperwsil-Jona.
22-vjeçarja është një nga futbollistët më të rëndësishme edhe te Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/08/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































