LAJMI I FUNDIT:

Ardian Nuhiu pas fitores ndaj Feronikelit: I përgëzoj lojtarët për karakterin

Ardian Nuhiu pas fitores ndaj Feronikelit: I përgëzoj lojtarët për karakterin

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren 2-1 ndaj Feronikelit.

Drita ka fituar me rikthim 2-1 në shtëpi ndaj Feronikelit në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2021/22 në Superligën e Kosovës.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ardit Tahiri (77’, 80’) për vendasit dhe Sokol Kiqina (44’) për mysafirët.


Drita e nis sezonin me fitore me rikthim ndaj Feronikelit, Ardit Tahiri hero me dy gola
Lexo po ashtu Drita e nis sezonin me fitore me rikthim ndaj Feronikelit, Ardit Tahiri hero me dy gola

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Nuhiu, i cili është ndarë i kënaqur me lojtarët e tij në këtë fitore.

“Përgëzoj lojtarët për fitoren, karakterin e treguar dhe nuk u dorëzuan asnjëherë. Nuk kisha vërejtje edhe pse ishim në disavantazh”, ka thënë fillimisht Nuhiu.

“Ne besuam deri në fund dhe ia dolën ta fitojnë ndeshjen. Kampionati është i gjatë dhe këtë e kemi mësuar nga viti i kaluar”.

“Kemi fondin e lojtarëve dhe mund të jenë zëvendësues secili për secilin. Më mirë të kem kokëdhimbje që të kem më shumë futbollistë sesa të mos kem”, përfundoi trajneri i Dritës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori