Analistit Ardian Kastrati i sot ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për media të PDK-së.
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se PDK-ja është parti e vlerave që gjithmonë i ka hapur dyert për intelektualët e vendit.
“Ardian Kastrati ka qenë anëtar i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, në kohën kur ky union organizoi demonstratat studentore të viteve 1997 dhe 1998. Partia Demokratike e Kosovës është një parti e ushtarëve të UÇK-së dhe e të burgosurve politikë. PDK-ja është parti e frymës së rezistencës dhe mosbindjes ndaj Jugosllavisë në të gjitha etapat e okupimit. Prandaj, një profil i aktivistit të rezistencës studentore si Ardian Kastrati, pa dyshim që natyrshëm i ka dyert e hapura në PDK dhe natyrshëm e gjen veten në vijën politike që përfaqëson PDK-ja”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërsa, Ardian Kastrati tha se nuk ka mundur të qëndrojë indiferent përballë proceseve të komplikuara politike që po kalon Kosova dhe ndërgjegjja shtyrë që t’i bashkohet PDK-së për të ofruar një Kosovë më të sigurt për pasardhësit, sepse sipas tij, kur PDK nuk qeveris në Kosovë ka stagnim.
Sipas tij, kur PDK nuk është në pushtet, vendi tashmë ka filluar të ketë probleme me energji elektrike.
“Mbrëmë me fëmijët e mi duke i shikuar disa arkiva gjeta një ftesë në ditën kur është themeluar PDK-ja para disa viteve, ku unë nuk pata shkuar për disa arsye dhe nuk isha i gatshëm që të kyçem në politikë në atë kohë. Po i përgjigjem asaj ftese 20 vite me vonesë por në fakt unë kam qenë aty me frymën, me ideologjinë, me konstruksionin politik që ka ndërtuar PDK-ja”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Arrestohet turku në Tiranë, kreu 1 milionë euro transaksione të "parave të krimit" nga karta e kreditit të një shqiptari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri