Drita sot do të debutojë në garat evropiane, Ligën e Kampionëve.

Gjilanasit do të përballet me skuadrën Santa Coloman, në kuadër të fazës parakualifikuese të garës më prestigjioze evropiane për klube.


Para takimit të sotëm, i cili pritet të startojë në ora 17:00 në Gjibralatar, ka folur edhe trajneri i mirënjohur shqiptar, Ardian Kozniku.

0000020783 685 375 cut 1

Ky i fundit ka pohuar se skuadra jonë ka gjasa të mira dhe pret që të paraqitet më mirë se sa klubi i vitit të kaluar Trepça '89.

Kujtojmë se gjakovari është lojtari i vetëm që ka arritur të marr një medalje në kampionatet botërore të futbollit.

Ardian Kozniku ka qenë pjesë e gjeneratës që konsiderohet e artë e Kroacisë, e cila është renditur në vendin e tretë në Kupën e Botës së vitit 1998.

Gjithashtu 50-vjeçari ka folur edhe për përfaqësuesen e Kosovës dhe kombëtaren e Shqipërisë.

Intervistën ekskluzive mund ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app