Si pasojë e një orteku të borës në Brezovicë, ka vdekur Arian Daci, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit.

Ndërkaq, Ardian Bakalli, që ishte sëbashku me Arianin, ka shpëtuar me ndihmën e një ekipi të shpëtimit që ndodhej në vendin e ngjarjes.


Siç njofton policia, orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00.

Arian Daci, 40 vjeçar ka qenë farmacist me profesion, njihej si sikajtor që preferonte shtigjet ekstreme të skijimit./Telegrafi/

1 294

Në foto Ardian Bakalli