LAJMI I FUNDIT:

Ardhja në pushtet e Trumpit, vajza e Berlusconit: Shpresoj që ai mos ta shkatërrojë Perëndimin

Ardhja në pushtet e Trumpit, vajza e Berlusconit: Shpresoj që ai mos ta shkatërrojë Perëndimin

“Shpresoj që Trump të mos bëhet shkatërruesi i Perëndimit”, u shpreh kështu vajza e ish-kryeministrit italian, Silvio Berluscioni.

Sipas Marina Berlusconit, duke pasur parasysh se si është vendosur mandati i dytë i Trumpit, pasojat mund të jenë të rënda për të gjithë.

Por, kjo nuk është e vetmja temë që ajo preku, shkruan la Repubblica, përcjell Telegrafi.


Tjetra ka të bëjë me negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Për t’i dhënë fund këtij konflikti të tmerrshëm, një kompromis do të jetë i pashmangshëm, por jam absolutisht e bindur se fundi i luftës nuk duhet të përkojë me dorëzimin e Kievit dhe fitoren e Moskës”, paralajmëron Berlusconi.

“Ukraina”, shpjegon ajo, “ka të drejtën për garancitë e nevojshme për sigurinë dhe pavarësinë e saj”.

“Sepse nëse do të ishte një paqe e bërë në kurriz të Kievit dhe Evropës”, paralajmëron ajo, “nuk mendoj se mund të konsiderohet një gjë e mirë”. /Telegrafi/