LAJMI I FUNDIT:

Arbërie Nagavci: Kjo është e vërteta rreth fotografive të Skënderbeut dhe flamurit turk në shkollën “Elena Gjika”

Arbërie Nagavci: Kjo është e vërteta rreth fotografive të Skënderbeut dhe flamurit turk në shkollën “Elena Gjika”

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka reaguar në lidhje me çështjen e shkollës “Elena Gjika”, ku është larguar portreti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe në vend të tij është vënë ora me flamurin turk.

Ajo ka treguar se kjo ka ndodhur pasi që agjencia për bashkëpunim dhe zhvillim e Turqisë “TIKA” që ka bërë një donacion në këtë shkollë, ka vendosur orë muri me emrin e saj dhe me flamur të shtetit turk.

Reagon drejtori i shkollës “Elena Gjika”: Portreti i Skënderbeut nuk u largua nga muret e klasave
Lexo po ashtu Reagon drejtori i shkollës “Elena Gjika”: Portreti i Skënderbeut nuk u largua nga muret e klasave

Nagavci ka treguar se në bazë të kompetencave ka kërkuar nga drejtori i shkollës që menjëherë të gjitha fotografitë e Skënderbeut dhe të Elena Gjikës të rivendosen në vendet e tyre si dhe të hiqen orët e vendosura.


Postimi i plotë i Nagavcit:

Në lidhje me çështjen e shkollës ” Elena Gjika”, që u bë temë në mediat tona, ndjej obligim të njoftoj si më poshtë:

Sot kuptova se në shkollën ” Elena Gjika”, janë hequr fotografitë e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu dhe se agjencia për bashkëpunim dhe zhvillim e Turqisë ” TIKA” që ka bërë një donacion në këtë shkollë, ka vendosur orë muri me emrin e saj dhe me flamur të shtetit turk. Sipas drejtorit të shkollës, orët janë vendosur në dhomat mësimore ku zhvillojnë mësimin nxënësit e nacionalitetit turk .

Sa për njohuri, punët që janë kryer në njëmbëdhjetë klasë kanë qenë donacion nga organizata “Tika” dhe kjo është bërë me kërkesë të drejtorit të shkollës dhe me aprovim të Këshillit Drejtues të shkollës, kurse gëlqerosja e hapësirës tjetër të shkollës është bërë nga ana e Komunës së Prishtinës.

Gjithnjë sipas drejtorit, në shkollë fotografitë e Skënderbeut kanë qenë të vendosura në sallën e mësimdhënësve dhe në hollin e shkollës, kurse në dhomat e mësimit kanë qenë të vendosura fotografi të Elena Gjikës. dhe të njëjtat janë hequr përkohësisht për shkak të gëlqerosjes së mureve.

Në bazë të kompetencave tona, kërkuam nga drejtori i shkollës që menjëherë të gjitha fotografitë e Skënderbeut dhe të Elena Gjikës të rivendosen në vendet e tyre si dhe të hiqen orët e vendosura.

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Kalo në kategori