Arb Manaj shpërthen me katër gola në Kupën e Turqisë
Futbollisti nga Klina, Arb Manaj, ka arritur të realizojë katër gola në Kupën e Turqisë.
Reprezentuesi i Kosovës ka qenë i pandalshëm për mbrojtjen rivale, pasi ia doli të shënonte jo një, por katër herë në port e Sanliurfaspor.
Manaj me Bandirmaspor shënuan fitore me rezultat 5:0, për të kaluar kështu në 1/32 e finales.
Lojtari shqiptar shënoi në minutën e 8-të, 51', 81' e 91', derisa golin tjetër e realizoi Suleyman (39').
Manaj ka treguar lojë të madhe duke i dhënë leksion rivalit. Ndryshe ky djalosh ishte futbollist i Trepçës ’89. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























