Në Worldwide Developers Conference, Apple e ka prezantuar kompjuterin e ri Mac Pro, që ka procesor me 28-core nga Intel Xeon dhe kartelën Afterburner që mundëson montimin e filmimeve.

Pajisja e fuqishme, ka marrë vëmendjen e publikut edhe për shkak të dukjes së çuditshme, që ngjanë sikur rende djathi, transmeton Telegrafi.


Dizajni i pajisjes, është bazuar në Mac Pro të mëhershëm, që ka formë të njëjtë katrore dhe doreza të ngjashme.

Apple foto 2

Mirëpo, është brendësia që ka më së shumti rëndësi, meqë ka kpacitet prej 32GB RAM, kartelën grafike Radeon Pro 580X dhe 256GB SSD. Kompjuteri me 28-core Intel Xeon dhe 300 vat fuqi, ka sistem të memories deri në 1.5TB.

Apple foto 3

Afterburner i mundëson montimin e filmimeve, duke procesuar gjashtë miliardë pixel për sekondë, ndërsa ofron tri punime në të njëjtën kohë me 8K RAW. Mbështetja me dy module 2 MPX, përmban Thunderbolt me 500 watt fuqi.

Apple foto 4

Me kompjuterin Mac Pro që lansohet gjatë vjeshtës me çmim fillestar prej 5,999 dollarëve, Apple e ofron edhe monitorin gjigant me 32 inç, që e ka çmimin e njëjtë. /Telegrafi/