LAJMI I FUNDIT:

Apple më në fund ka ndaluar prodhimin e iPhone Mini

Apple më në fund ka ndaluar prodhimin e iPhone Mini

iPhone i vogël nuk po shitet dhe ka arritur fundin e parakohshëm të prodhimit.

“Pse nuk ka më telefona inteligjent të vegjël?” Kjo pyetje vjen përsëri dhe përsëri kur bëhet fjalë për blerjen e një telefoni celular të ri.

Apple me sa duket priste që një telefon inteligjent i vogël mund të përfaqësonte një shitje më të mirë në treg.


Por iPhone 12 Mini është bërë një i shitur shumë ngadalë dhe nuk ka gjasa të ketë një pasardhës.

Kështu, Apple tashmë ka ndaluar përfundimisht prodhimin e iPhone të vogël, transmeton Telegrafi.

Rezultatet zhgënjyese të shitjeve

“Apple ndoshta do të përqendrohet në shitjen e 3 modeleve jo-Mini për serinë e iPhone 12s”, shkruan kompania e hulumtimit të tregut Trendforce.

iPhone 12 Mini arriti fundin e tij të parakohshëm të prodhimit në tremujorin e 2-të të vitit 2021.

Trendforce përmend shifrat zhgënjyese të shitjeve si arsyen e fundit të parakohshëm.

Fundi i prodhimit të iPhone 12 Mini nuk është për t’u habitur.

Në muajt e fundit ka pasur zëra se më i vogli nga iPhone aktual po shitet veçanërisht keq. Gjoja, iPhone 12 Mini përbënte vetëm rreth 5 për qind të shitjeve totale të gamës së iPhone 12. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Teknologji
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij

Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij "nuk është në shitje"

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Kalo në kategori