LAJMI I FUNDIT:

Apple mund ti shoh të dhënat në iCloud

Apple mund ti shoh të dhënat në iCloud

Sipas një shkrimi në Ars Technica bashkëpunëtorët e së cilëve kanë biseduar me ekspertët e sigurisë, Apple ka mundësinë të përdorë çelësin kryesorë për deshifrimin e të gjithë të dhënave në shërbimin e vet iCloud, respektivisht ka mundësinë e qasjes dhe leximit të çdo dokumenti që ndodhet në disqet e tyre.

Për më shumë, sipas Kushteve dhe rregullave të përdorimit të iCloud, Apple “mban të drejtën” të shfletoj, fshij, refuzoj, modifikoj dhe lëviz përmbajtët e shfrytëzuesve të cilat mendon se janë “të kontestueshme”. Gjithashtu mban të drejtën që të “qaset, përdorë, deponoj ose publikoj” të dhënat për llogarinë shfrytëzuese dhe përmbajtjen e fajllave të saj për organet e pushtetit, si dhe mban të drejtën e shfletimit të përmbajtjeve në kërkim për shkeljet eventuale të drejtave autoriale në përputhje me ligjin DCMA.

Edhe pse në parim mendohet se Apple po i përmbahet standardeve të larta të sigurisë, eksperti i sigurisë Chris Foresman nuk preferon përdorimin e këtij shërbimi për deponimin e të dhënave të ndjeshme të shfrytëzuesve ndërmarrës ose të atyre të cilët janë “paranojak” për çështjet e përzierjes së pushtetit në çdo gjë së ekziston në Internet.

Nga ana e Apple, duhet thënë, se kanë plane që iCloud ta integrojnë edhe më shumë në versionet e ardhshme të OSX-it, e nga paraqitja e shërbimit kah fundi i vitit më shumë se 100 milion shfrytëzues ishin të qasur në këtë shërbim. /Telegrafi/