LAJMI I FUNDIT:

Apple Maps ndryshon emrat e qyteteve të Kosovës, ato tashmë shënohen në gjuhën shqipe dhe jo serbe

Apple Maps ndryshon emrat e qyteteve të Kosovës, ato tashmë shënohen në gjuhën shqipe dhe jo serbe

Apple ka rregulluar të gjitha lokacionet në territorin e Kosovës, ato tashmë shënohen në gjuhen shqipe.

Apple Maps tashmë ka rregulluar emërtimet e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës, dhe kjo ndoshta pas “presionit” të vazhdueshëm, sepse kujtojmë se më herët Apple Maps nuk e kishte as emrin e shtetit të Kosovës në aplikacionin e saj, por ai u vendos pas një peticioni të bërë nga qytetarët e Kosovës, shkruan Telegrafi.

Pasi emri i shtetit të Kosovës u vendos në Apple Maps, emrat e qyteteve dhe fshatrave kishin mbetur ende në gjuhën serbe, por ato kanë ndryshuar para disa ditësh dhe janë bërë të gjitha në gjuhën shqipe. Kjo është njoftuar fillimisht nga Valdrin Shala te grupi Maniakë t’teknologjisë, i cili ishte një nga iniciatorët që kjo të ndodh, së bashku me shumë anëtarë të tjerë të grupit.


Po ashtu, janë përmirësuar edhe disa prej lokacioneve te cilat veçse ishin te rregulluara tashme në shqip, si: Prishtina-Prishtinë, Mitrovica-Mitrovicë, Peja-Pejë dhe disa qytete tjera.

Por duket se jo të gjitha emrat kanë ndryshuar dhe janë bërë në gjuhën shqipe.

Emrat e disa lumenjve dhe liqeneve në Kosovë janë ende në gjuhën serbe dhe duket se po punohet që edhe ato të ndryshojnë dhe të shënohen në gjuhën shqipe.

Kështu dukej harta e Kosovës më herët kur emrat e qyteteve dhe fshatrave shkruheshin në gjuhën serbe. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Teknologji
Brukseli do të vëzhgojë nëse Musk shkel ligjin e BE-së në transmetim të drejtpërdrejtë me lideren gjermane të së djathtës ekstreme

Brukseli do të vëzhgojë nëse Musk shkel ligjin e BE-së në transmetim të drejtpërdrejtë me lideren gjermane të së djathtës ekstreme

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Meta përditëson udhëzimet për gjuhën e urrejtjes, lejon fyerjen e individëve bazuar në orientimin seksual

Meta përditëson udhëzimet për gjuhën e urrejtjes, lejon fyerjen e individëve bazuar në orientimin seksual

Teknologji
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?

Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?

Teknologji
Kalo në kategori