LAJMI I FUNDIT:

Apple me iPhone vetëm me 32GB?

Apple me iPhone vetëm me 32GB?

Deri tani Apple ka kalkuluar se hapësira prej 16 GB është e mjaftushme për telefonin tuaj. Kjo qasje mund të ndërrojë në pajisjen e re iPhone.

Sipas Wall Street Journal, iPhone i ardhshëm do të ketë më së paku 32 GB. Këtë mundësi e kanë ofruar më parë shumë konkurrentë të Apple si HTC, LG dhe Samsung, kështu që iPhone do të filloj të zë hapin e kohës.

Apple ka filluar të ofroj hapësirën prej 16 GB në iPhone gjatë vitit 2009, në iPhone 3GS.


Në atë kohë një hapësirë e tillë ishte inovative, mirëpo me zhvillimin e vrullshëm të teknologjisë, ky inovacion u bë shpejt i zakonshëm.

Nëse dëshironi të incizoni në 4K, një minut incizim merr 375 MB, kështu, që hapësira prej 16 GB do të mbushej në kohë të shkurtër.