LAJMI I FUNDIT:

Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente

Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente

Apple po përgatitet për prezantimin e orës inteligjente të saj të ardhshme, ndoshta Apple Watch Series 10.

Tani, kompania Cupertino po dërgon një anketë për disa përdorues të Apple Watch, duke pyetur për veçoritë e saj dhe gjithashtu duke kontrolluar nëse publiku po përdor një unazë inteligjente.

Disa nga pyetjet u panë nga AppleInsider dhe këto pyetje iu dërguan pronarëve të pajisjeve.


Bëhet e ditur se anketa prek shumë fusha, duke përfshirë kategoritë e orëve, jetëgjatësinë e baterisë dhe sa mirë funksionojnë veçoritë ekzistuese shëndetësore në Apple Watch.

Disa përdorues që kanë një Apple Watch të regjistruar e kanë marrë anketën në një email, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Përfundimi i saj thuhet se zgjat rreth 10 minuta.

Një pyetje kurioze ishte gjithashtu nëse përdoruesit përdornin ndonjë pajisje tjetër, si për shembull një unazë inteligjente.

Anketa përmbante pyetje në lidhje me jetëgjatësinë e baterisë së Apple Watch. Kjo pasi jetëgjatësia e baterisë është një ankesë e vazhdueshme nga përdoruesit.

Kompania Cupertino pyeti edhe se sa shpesh përdoruesit e karikojnë orën, sa të kënaqur janë me jetëgjatësinë e baterisë dhe nëse përdorin një karikues të shpejtë.

Por, këto anketa nuk janë asgjë e re dhe Apple shpesh i përdor ato.

Megjithatë, ato nuk japin sugjerime për produktet ose veçoritë e ardhshme.

Ndryshe, Apple do të zbulojë orët e reja gjatë eventit të Apple “It’s Glowtime” më 9 shtator. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të  jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Dell heq politikën e punës hibride dhe në distancë, kërkon kthimin në zyrë me orar të plotë

Dell heq politikën e punës hibride dhe në distancë, kërkon kthimin në zyrë me orar të plotë

Teknologji
Ameca, roboti humanoid më i avancuar në botë mund të flasë disa gjuhë

Ameca, roboti humanoid më i avancuar në botë mund të flasë disa gjuhë

Kalo në kategori