LAJMI I FUNDIT:

Aplikacioni i fitnesit rastësisht zbuloi lokacionet e fshehta të bazave ushtarake në mbarë botën (Foto/Video)

Aplikacioni i fitnesit rastësisht zbuloi lokacionet e fshehta të bazave ushtarake në mbarë botën (Foto/Video)

Informacione të ndjeshme rreth lokacioneve të bazave ushtarake janë zbuluar përmes një aplikacioni për fitnes.

Kompania Strava ka publikuar në internet hartën që tregon aktivitetet e përdoruesve të aplikacionit të tyre, që shërben për të monitoruar dhe incizuar aktivitetet gjatë ushtrimeve, transmeton Telegrafi.


Harta është publikuar në nëntor të vitit të kaluar dhe tregon rrugën që e përshkojnë përdoruesit gjatë kohës së ushtrimeve, vrapimit apo vozitjes së biçikletës. Megjithatë, qysh gjatë vikendit të kaluar analisti australian Neithan Raser, ka paralajmëruar se mund të ketë ndikim negativ në stafin e një ushtrie.

“Harta duket shumë mirë, por nuk është e mirë për sigurinë. Bazat amerikane janë më të theksuara”, ka shkruar ai në Twitter.

“Nëse ushtarët e përdorin aplikacionin si gjithë të tjerët, përfshirë përcjelljen derisa ushtrojnë, ky fakt mund të jetë shumë i rrezikshëm”, ka shtuar ai.

Përdoruesit e këtij aplikacioni në Afganistan, Xhibut dhe Siri janë kryesisht ushtarë të huaj, që do të thotë se lokacioni i tyre shihet edhe në hartë.

Në këtë hartë të shumëpërfolur shihen bazat ushtarake në Helmand të Afganistanit. Nëse e afroni fotografinë shihet qartë plani dhe brendësia e kësaj baze të ndërtuar, më saktësisht rrugët që shumë ushtarë i përdorin gjatë vrapimit dhe ushtrimeve.

Kjo bazë nuk figuron në imazhet satelitore siç janë ato në Goole Maps, por pa problem shihen në ueb-faqen e Stravas.

Ushtria australiane është e para që ka vendosur ta shqyrtoj ndikimin e këtij aplikacioni sa i përket sigurisë, kurse organet e sigurisë në mbarë botën gjithashtu janë duke shqyrtuar mundësinë që t’ua ndalojnë përdorimin e aplikacioneve të ngjashme stafit për të parandaluar pasojat negative.

Kompania Strava ka njoftuar se si lokacionet e ndjeshme të ushtrive janë zbuluar krejt rastësisht. Ata gjithashtu kanë njoftuar se përdoruesit kanë mundësi të zgjedhin nëse dëshirojnë t’i zbulojnë informacionet rreth lëvizjes së tyre në hartën globale, apo t’i cilësojnë si aktivitete private, e jo publike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Evropa
Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Kalo në kategori