Qindra persona kanë vdekur e mijëra të tjerë janë prekur nga Coronavirusi në Kinë. Ky virus tashmë ka arritur edhe në shtetet evropiane ndërsa, veç njerëzve, virusi mund të transmetohet edhe përmes mallrave. Kosova nuk ka linjë të drejtpërdrejtë ajrore me Kinën, por mallrat që vijnë nga ky shtet janë të shumta.
Sekretari i përgjithshëm i Chamber Investment Forum, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Kosova duhet të tregohet vigjilente karshi kësaj sfide.
Ai ka pohuar se sikurse vendet e tjera të Bashkimit Evropian, edhe Kosova duhet të jetë çdoherë në gjendje gatishmëri ta parandalojë këtë virus.
“Me të vërtetë coronavirusi është duke prekur të gjitha vendet, andej edhe Kosova duhet të jetë vigjilente dhe të merren masa ndaj importeve aziatike. Ju jeni dëshmitar se sa shumë jemi të varur nga importi i vendeve aziatike, prandaj AVUK-u dhe Dogana e Kosovës duhet të jenë në çdo minutë në gjendje gatishmërie”, ka thënë Gërxhaliu për Epoka e Re.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Lamir Thaçi, ka bërë me dije se Kosova nuk ka importe nga shteti i Kinës, të produkteve ushqimore të cilat potencialisht konsiderohen si lëndë e përmes së cilës mund të bartet virusi, njëkohësisht nuk ka as importe të kafshëve të gjalla.
“I vetmi import ka qenë ushqimi për bletë dhe hojet e bletëve të cilat i kemi ndaluar menjëherë për import. Kjo na ndihmon që ne t’i shmangemi rrezikut nga vendi i origjinës së virusit. Po ashtu, ndaj secilit shtet që ndërmerren masat e ndalesës së tregtimit të produkteve ushqimore dhe kafshëve, menjëherë ndalesa do të vlejë edhe për tregtim me vendin tonë”, ka thënë Thaçi, për Epoka e Re.
Ai ka thënë se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në vazhdimësi është duke monitoruar gjendjen prej fillimit të përhapjes së shpejtë të coronavirusit, i cili ka origjinë në Kinë, por që po përhapet edhe në Evropë.
“Ne si autoriteti më i lartë për ushqim dhe veterinari jemi të gatshëm që në çdo kohë, me të gjitha kapacitetet që kemi, të vihemi në dispozicion për të vepruar, për parandalimin e përhapjes së sëmundjes në vendin tonë. Jemi pjesë e komitetit për sëmundje ngjitëse në vend. Jemi në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Të gjitha rekomandimet që dalin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve (CDC) jemi të përgatitur që t’i aplikojmë në pjesën e kompetencave tona. Sikurse të gjitha vendet të cilat inkurajohen të vazhdojnë ta forcojnë gatishmërinë e tyre për emergjencat shëndetësore në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit (2005). Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka përvojë të mjaftueshme dhe jemi të përgatitur për veprim në rastet e shpërthimit të sëmundjeve”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se është caktuar zyrtari përgjegjës për hartimin e planit të veprimit dhe kontigjencës për “2019-nCoV”, si dhe Inspektorati Sanitar është në gjendje gatishmërie për zbatimin e Ligjit për sëmundje ngjitëse.
“Kemi caktuar zyrtarin përgjegjës për hartimin e planit të veprimit dhe kontigjencës për ‘2019-nCoV’. Inspektorati Sanitar është në gjendje gatishmërie për zbatimin e Ligjit për sëmundje ngjitëse. Kurdo jemi të gatshëm të ngrehim shtabin e krizës përmes të cilit vendosim masat mbrojtëse në kontroll dhe tregtim të ushqimeve dhe kontroll të tregtimit të kafshëve përmes ndalesave që kërkohen të bëhen si masa të përgjithshme veterinare. Masat e para të cilat do të urdhërohen nga AUV janë në përputhshmëri me masat përgjithshme veterinare dhe sanitare për parandalimin e përhapjes se sëmundjes. Masat të cilat merren nga vendet e Bashkimit Evropian në të njëjtën kohë do të jenë të aplikueshme edhe në vendin tonë”, ka deklaruar Thaçi, duke shtuar se i vetmi import ka qenë ushqimi për bletë dhe hojet e bletëve.
Ndërkaq zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për Epoka e Re, se Dogana zbaton çdo udhëzim që është nga organet kompetente sa iu përket masave preventive.
“Në çdoherë jemi të gatshëm t’i zbatojmë urdhrat që na vijnë nga organet kompetente. Në rast të ndonjë dyshimi presim udhëzime nga AVUK dhe jemi të gatshëm t’i zbatojmë ato”, ka deklaruar Stavileci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739614952-e1739641394504-780x439.jpg)
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë