Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin me 2 mijë euro gjobë ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, për rastin e kanosjes së avokatit Gazmend Halilaj.
Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se kjo gjykatë e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes së Lushtakut.
Sipas vendimit, aktgjykimi i shkallës së parë nuk është përfshirë me shkelje të dispozitave të procedurës penale, të cilat kushtëzojnë prishjen e aktgjykimit.
Kjo gjykatë ka vlerësuar edhe se nuk është shkelur ligji penal në dëm të të akuzuarit.
“Po ashtu as gjendja faktike nuk ka qenë objekt i vlerësimit të kësaj gjykate, se me ankesë nuk mund të kontestohet në kuptim të nenit 283, par.2 të KPPRK-së, meqenëse i akuzuari në shqyrtimin fillestar të datës 28 tetor 2020 e ka pranuar fajësinë dhe kryetari i trupit gjykues e ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, prandaj aktgjykimin kjo gjykatë e vlerësoi vetëm në drejtim të pretendimeve ankimore përkitazi me vendimin mbi dënimin”, thuhet në vendim të Apelit.
Apeli tutje thotë se është fakt se gjykata e shkallës së parë nuk e ka trajtuar rrethanën, e cila i referohet në ankesë-sjelljen e të dëmtuarit, respektivisht në rrjetin social “’Facebook”- “se i akuzuari ka keqpërdorur 1.4 milion marka, në kohën e luftës”.
“Megjithatë kolegji vlerëson se edhe nën këndvështrimin e kësaj rrethane, duke marrë parasysh rrethanat e tjera të cilat janë vlerësuar në aktgjykimin dënues, sidomos shkalla e përgjegjësisë penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, nuk justifikohet një dënim më i butë”, thuhet në vendimin e shkallës së dytë.
Tutje, thuhet se dënimi i shqiptuar është në proporcion të drejtë me peshën konkrete të veprës penale, intensitetin e rrezikimit të së vlerës së mbrojtur, rrethanave të kryerjes, gjendjen ekonomik të akuzuarit dhe se është në funksion të parandalimit së kryesit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen.
“Si dhe të parandaloj personat e tjerë nga kryerja e veprave penale, me të cilin dënim do të arrihet qëllimi i dënimit i paraparë në nenin 38 të KPRK-së.”, përfundon vendimi i Apelit, i siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.
Sami Lushtaku ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 29 tetor 2020, dhe ishte dënuar me 2 mijë euro gjobë për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj.
Aktgjykimi ndaj ish-kryetarit të Skenderajt ishte shpallur pasi i njëjti, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 28 tetor 2020, e kishte pranuar fajësinë.
Ndryshe, për këtë rast akuzohen edhe Ibrahim Lushtaku e Xhelal Zeqiri, i cili proces gjyqësor po vazhdon ende. Kjo pasi në shqyrtim fillestar, ata e kishin pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje, por jo edhe për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë. Lushtaku ishte deklaruar i pafajshëm edhe për veprën penale të asgjësimit dhe dëmtimit të pasurisë.
Sami Lushtaku akuzohej se pas një shkrimi të të dëmtuarit Gazmend Halilaj në rrjetin social “Facebook”, të datës 11 prill 2020, në të cilin pretendohej se Sami Lushtaku qëndron prapa keqpërdorimit të 1.4 milion markave gjatë kohës së luftës, ky i fundit e kishte thirrur në telefon Halilajn dhe i kishte kërkuar që t’i hiqte ato shkrime, duke e sharë fyer dhe me qëllim të frikësimit e kishte kërcënuar me fjalët “ku je se pa ardh me të kall nuk kam me lan”, me ç’rast tek i dëmtuari kishte shkaktuar frikë dhe ankth.
Me këtë, Sami Lushtaku akuzohej se kishte kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181, paragrafi 2 të Kodit Penal.
Për këtë vepër penale, dënimi i paraparë është me gjobë ose me burgim deri në një vit.
Tutje sipas aktakuzës, pasi që avokati Gazmend Halilaj kishte bërë një shkrim në rrjetin social “Facebook” më 11 prill 2020, kundër Sami Lushtakut, kushëriri i këtij të fundit, Ibrahim Lushtaku, me qëllim të hakmarrjes dhe në bashkëkryerje edhe me të akuzuarin Zeqiri, më 14 prill 2020 ia kishin zënë pritën Halilajt.
Aty thuhet se me të parë Halilajn, i akuzuari Ibrahim Lushtaku me dashje që ta privojë nga jeta e ka goditur fuqishëm veturën e të dëmtuarit Halilaj, ashtu që në këtë moment Halilaj kishte dalë nga vetura dhe kishte filluar të ikë. Sipas aktakuzës, edhe të akuzuarit Lushtaku dhe Zeqiri kishin dalë pastaj nga vetura dhe kishin shtënë me armë në drejtim të Halilajt, por nuk kishin arritur ta godasin.
Me këto veprime, prokuroria i akuzon Ibrahim Lushtakun dhe Xhelal Zeqirin se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë.
Për shkak se i kishte shkaktuar dëme në lartësi prej 2,700 euro veturës së të dëmtuarit Halilaj, Ibrahim Lushtaku akuzohet nga prokuroria edhe për veprën penale të asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë.
Po ashtu, Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri akuzohen edhe se në kundërshtim me ligjin për armët kanë mbajtur armë pa leje. Lushtaku akuzohet se ka mbajtur pa leje një revole të tipit “Ekol”, kurse Zeqiri një armë të tipit “Cervena Zastava”.
Me këtë, të dy këta akuzohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndahet nga jeta e kryepeshkopi Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova