Anya Taylor Joy u shfaq tejet elegante në shfaqjen e Dior gjatë Javës së Modës në Paris që u zhvilluar në kryeqytetin francez të marten.

Ajo dhe të famshmit sikurse Willow Smith dhe Alexa Chung tërhoqën vëmendjen me paraqitjet e tyre.


Yjet e njohur u mblodhën nën qiell të kaltër në Jardin des Tuileries, një kryevepër e peizazhuar në zemër të qytetit, ku ishte ngritur pista e modës.

Foto: Anya Taylor Joy / Getty Images

Aktorja 29-vjeçare, dukej elegante me një fustan prej mëndafshi rozë, me detaje mbi supe, të i kombinuar me një palë këpucë të bardha me fjongo.

Anya, e cila mbante në dorë një trëndafil rozë të çelët, kishte flokët platin të drejtë të mbledhur në një bisht dhe kishte zgjedhur një make-up të shkëlqyer dhe glamuroz.

Foto: Willow Smith / Reuters

Këngëtarja Willow tregoi barkun e tonifikuar me një bluzë të bardhë të lidhur në bel, të kombinuar me pantallona cargo të fryra.

Vajza e Will Smith dhe Jada Pinkett Smith, 25 vjeçe, kishte veshur një palë taka jeshile me detaje fjongoje, si dhe syze të formës ovale.

Flokët e Willow ishin të thurura, ndërsa ajo mbante disa piercings në fytyrë, si dhe një përzgjedhje bizhuterish të mëdha prej ari dhe një byzylyk.

Foto: Anya Taylor Joy / GettyImages

Alexa Chung ishte një tjetër emër i njohur i vënë re në shfaqje, e veshur me një set të bardhë me motive florale që përfshinte një bluzë dhe një fund të shkurtër (mini).

Ky set delikat me dy pjesë u theksua me aksesorë të zi, duke përfshirë një çantë të vogël dhe një palë taka.

Foto: Alexa Chung / GettyImages

Modelja kishte flokët kafe të valëzuara lehtë dhe një make-up minimal.